Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, teksa ka mbajtur fjalën e tij hyrëse në takimin e sotëm në kuadër të “Open Balkan”, ka shfytëzuar rastin që edhe një herë t’i bëjë thirrje Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës që të jenë pjesë e këtij projekti, trasnsmeton Kosova Post.
Ky është fjalimi i Ramës;
“I dashur Aleksandër, i dashur Zoran, të dashur miq të rajonit, është kënaqësi e vërtet që t’ju urojë mirëseardhje në Tiranë sot. jam i kënaqur t’ju them se sot është një moment kyç i procesit tonë, pasi marrëveshjet që do të nënshkruhen, do të përcaktojnë një hap të rëndësishëm përpara drejt objektivit tonë; të garantojmë lirinë e plot të lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Më lini që të kaloj nëpër secilën shtyllë të Ballkanit të Hapur duke përsëritur thirrjen për gjithkënd që të bëhet pjesë, pasi Ballkani i Hapur është nismë përfshirëse dhe sigurisht duke inkurajuar tri të tjerët në rajon që të jenë pjesë e kësaj përpjekje”, tha Rama, shkruan lapsi.al. “Ndërkohë që ne po ecim përpara për më të mirën e njerëzve tanë. Në fushën e lirisë së lëvizjes së mallrave do nënshkruajmë marrëveshjen tripalëshe për eksportet, për kafshët e gjalla dhe njohjen e certifikatave të akreditimit dhe lehtësimin e eksporteve dhe importeve për mallrat. sot do të nënshkruajmë dhe marrëveshjen në bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, në fushën ushqimore, etj. Më lini që t’i kthehem faktit që sa herë kemi folur për këtë gjë, përmes procesit të Berlinit, është ‘Ballkani i Hapur’ që po e bën këtë gjë. Mund të tingëllojë teknike, por marrëveshja përfaqëson një gur kilometrik në këtë rrugë. Ajo heq në praktikë një pengesë të vazhdueshme për fermerët e hapur. Ballkani i Hapur është aspiratë më shumë se nismë. Është një hap përpara që e hap Ballkanin dhe e përgatit atë për integrimin në BE”, tha më tej Rama.