Në kuadër të Grupit të Miqësisë, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, Valentina Bunjaku dhe dhe të tjerë kanë njoftuar se kanë qenë për vizitë në Turqi, teksa janë pritur nga presidenti Erdogan, raporton KosovaPost.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebok, Lushtaku ka shkruar se është pritur ngrohtësisht nga presidenti turk.
Tutje, ka shtuar se roli i Presidentit Erdogan është i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Postimi i plotë:
Në Kuvendin e Madh Turk, u mirëpritëm ngrohtësisht nga miku i madh i shqiptarëve, Presidenti Recep Tayyip Erdoğan.
Mikpritja, modestia, afërsia, janë disa nga tiparet që e karakterizojnë këtë lider të përmasave botërore.
“Turqia do të vazhdoj të mbështes popullin e Kosovës në të gjitha fushat”, ishin fjalët e tij.
Turqia është partnere strategjike e cila ka mbështetur pa rezervë forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë.
Në vazhdën e zhvillimeve të fundit, roli i Presidentit Erdoğan është shumë i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan./KosovaPost/