Në Turqi, studiuesit kanë gjetur kokën dhe pjesë të tjera të një statuje të perandorit romak Hadrian.
Ata vlerësojnë e kjo statujë ka rreth 1 mijë e 900 vjet dhe supozojnë se ajo u krijua për nderë të vizitës së perandorit në qytetin e lashtë Alabanda në vitin 120 pas Krishtit.
Sipas një zëdhënësi të Universitetit Ataturk, statuja e gjatë dy metra e gjysmë me gjasë u shkatërrua nga të krishterët në vitet në vijim, shkruan Deutschlandfunk, përcjell Klankosova.tv
Perandori romak me emrin e plotë latin Publius Aelius Traianus Hadrianus, e zgjeroi territorin e tij përmes disa fushatave në lindje deri në Azinë e Vogël, kështu që kufiri i perandorisë ishte përsëri në Eufrat.
Alabanda ndodhet në provincën e sotme Aydin në Turqi. Gjatë Perandorisë Romake, historianët përmendën standardin e lartë të jetesës atje.
Gërmimet e mëvonshme nxorën në dritë një teatër, një tempull, një dhomë mbledhjesh për këshillin e qytetit dhe ndërtesa të tjera.