Një aksident trafiku ka ndodhur në magjitralen Prishtinë-Fushë Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info, zëdhënësi i policisë Agron Burovci.
Rreth orës 16:45, është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë.
Informatacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq nëntë persona janë lënduar, të cilëve u është ofruar trajtimin i nevojshëm mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.