Ndeshjet e çerekfinales në UEFA Ligën e Kampionëve do të fillojnë nesër, raporton Kosova Post..
Ndeshjet e para në organizimin më të madh të futbollit evropian do të zhvillohen nesër dhe më 6 prill të mërkurën.
Ndërkaq, ndeshjet kthyese do të zhvillohen më 12-13 prill.
Në këtë organizim planifikohet që ndeshjet e gjysmëfinales të luhen më 26-27 prill dhe 3-4 maj.
Për më tepër, finalja e Ligës së Kampionëve 2022, që fillimisht ishte caktuar të luhej në Shën Petersburg të Rusisë më 28 maj, është zhvendosur në Paris, pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
Programi i ndeshjeve është si në vijim:
Nesër:
Benfica (Portugali) – Liverpool (Angli)
Manchester City (Angli) – Atletico Madrid (Spanjë)
6 prill, e mërkurë:
Chelsea (Angli) – Real Madrid (Spanjë)
Villarreal (Spanjë) – Bayern Mynih (Gjermani),aa.