Nesër, e mërkurë, është caktuar seanca e hapur për shqyrtim kryesor në rastin e incidentit të kreut të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, përcjell KosovaPost.
Lajmin e ka bërë të ditur ky i fundit, përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se është ftuar në cilësinë e të dëmtuarit dhe si dëshmitar.
“ Jam ftuar si i dëmtuar dhe si dëshmitar. Po ashtu i ftuar është i akuzuari D.M. për veprën penale nga neni 184 lidhur me nenin 31 të KPRK”, ka shkruar Abazi.
Postimi i plotë:
Njoftim
Nesër në ora 13:15h në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është caktuar seanca e hapur për shqyrtim kryesor për rastin e sulmit që është kryer në tv T7. Jam ftuar si i dëmtuar dhe si dëshmitar. Poashtu i ftuar është i akuzuari D.M. për veprën penale nga neni 184 lidhur me nenin 31 të KPRK.