Nesër do të bëhet varrimi i policit Lirim Haxholli i cili vdiq mbrëmë pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Varrimi i tij do të bëhet në ora 15:00 në varrezat e qytetit në Dragodan.
Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale nga familjarë të tij.
Haxholli u qëllua me armë zjarri aksidentalisht nga kolegu i tij në një ndejë private ku pjesëmarrës ishin gjithsej 15 policë.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM MORTOR!
Te nderuar familjare dhe miqe,ne moshen 27 vjeqare,pas nje incidenti tragjik,nderroi jete me i dashuri dhe me i shtrenjti jone Lirim Idriz Haxholli!
Varrimi behet ne prezence dhe percjellje te familjes,miqeve,kolegeve dhe dashamireve neser ne varrezat e qytetit ne Dragodan,Prishtine, e Diele me 20.02.2022 ne ora 15:00.