Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti.
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin lisës si shteti me pagën më të madhe minimale.
Paga minimale në Kosovë sillet prej 130 deri në 170 euro (varësisht nga mosha), derisa në Luksemburg 2 mijë e 257 euro. Ka fundi i kësaj liste, bashkë me Kosovën gjenden edhe Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina dhe Turqia.
Në Shqipëri paga minimale është 248 euro, Bosnjë e Hercegovinë 300 euro, derisa në Turqi 328 euro.
Ndërkohë, tek vendet më pagën më të lartë minimale, pas Luksemburgut, renditen edhe Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Franca./rel
Në Holandë, paga minimale është 1 mijë e 725 euri, në Belgjikë 1 mijë e 658 euro, në Gjermani 1 mijë e 621 euro, derisa në Francë 1 mijë e 603 euro.