Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy të dyshuarve për dhunimin e një 14-vjeçareje në Drenas.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Tringa Zhuti.
“Ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, konfirmoi ajo.
Viktima fillimisht është raportuar nga familjarët si e zhdukur.
Më tej, policia ka arritur që të gjejë vendndodhjen dhe t’i arrestojë personat e dyshuar.