Viti 2011 ishte hera e fundit kur ishte bërë regjistrimi i popullsisë në vendin tonë. Nga ai regjistrim, kanë dalë 1 milion e 700 mijë banorë.
Regjistrimi ishte planifikuar të bëhej në vitin 2021, por që ka dështuar, pasi thuhet se ka ndikuar situata me Covid-19. Nga ASK, thanë se pritet të ketë rënie të popullsisë rezidente, në krahasim me regjistrimin e fundit.
Në hapjen e fushatës për komunikim dhe sensibilizim, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se është gati për regjistrimin e popullsisë, që do të bëhet më 5 prill deri me 17 maj e që objekt i regjistrimit janë: Popullsia, Ekonomitë familjare dhe banesat/shtëpitë.
Popullsia e cila do të regjistrohet është ajo rezidente dhe jorezidente, sipas ligjit mbi regjistrimin e popullsisë.
Numri i regjistruesve në regjistrimin e popullsisë 2024 pritet të jetë 3 mijë e 536, ku 2 mijë e 697 aktivë. Derisa çdo regjistrues duhet të jetë I pajisur me çantë, tablet, jelek, hartë fizike e laps, letër informuese e ID kartë.
Monitorimi i regjistruesve pritet të bëhet përmes GPS, derisa intervista pritet të bëhet nga 30 deri në 40 minuta.
Edhe qytetarët thanë se nga ky regjistrim presin që të këtë rënie të numrit të popullsisë në krahasim më herën e fundit.
E për atë që e qëllon numrin e saktë të banorëve rezidentë, Agjencia do ta shpërblejë me 10 mi./rtk