Një nëndetëse ruse nga Deti i Japonisë ka lëshuar me sukses një raketë lundrimi “Caliber”, në një objektiv më shumë se 1000 kilometra, brenda hapsirës ruse për testim, njoftoi sot agjencia ruse RIA, transmeton Kosova Post.
Kjo raketë u lëshua si pjesë e stërvitjeve, ku gjithashtu manovrohet edhe me lëvizjet e fshehta të anijeve luftarake, avionëve dhe dronëve,, thuhet në njoftimin e Marinës Ruse në Paqësor, raporton Reuters.
Agjencia britanike kujton se Japonia pretendon të drejtën për Ishujt Kuril jugor në detin e afërt të Okhotsk, të cilët janë nën kontrollin e Moskës./K.Post/