Nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), është bërë e ditur se deri më datën 1 tetor ka pranuar 1.932 pako me fletëvotime nga diaspora, transmeton Kosova Post.
Burim Ahmeti, Shef i Sekretariatit të KQZ-së, ka thënë se pakot me fletëvotime janë duke u ruajtur nga Policia e Kosovës 24 orë.
“Deri më 1 tetor KQZ-ja ka pranuar 1,932 pako me fletëvotime të cilat janë tërhequr nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Pakot me fletëvotime janë duke u ruajtur nga Policia e Kosovës për 24 orë, ndërkaq hapësirat e brendshme janë në vëzhgim të kamerave”, ka thënë Ahmetaj, në mbledhjen e KQZ-së të shtunën.
Votimi me postë pritet të përfundojë më 15 tetor./KosovaPost/