Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka nisur një turne në Ballkan dhe e ka në plan t’i vizitojë edhe disa shtete këndej. Në agjendë, muajin e ardhshëm Erdogan e ka vizitën në Kosovë dhe në Shqipëri, njofton Kosova Post.
Sipas agjendës së publikuar nga Presidenca turke, Erdogan nga sot deri pasnesër do ta vizitojë Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë dhe Kroacinë.
“Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë vizita zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci përkatësisht në datat 6-8 shtator 2022 me ftesë të homologëve të tij”, thuhet në njoftimin e Presidencës turke.
Po ashtu, siç njofton zyra e presidentiit Erdogan, nga muaji i ardhshëm Erdogan e ka në agjendë Shqipërinë dhe Kosovën./KosovaPost/.