Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se aktualisht në nivel vendi, nga COVID-19, janë duke u trajtuar 577 pacientë, transmeton Kosova Post.
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) janë të shtrirë në spitale 577 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore. Prej tyre 455 me oksigjeno-terapi dhe 53 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 91 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 46 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 19 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 24 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 49 pacientë
Spitali i Gjakovës, 52 pacientë
Spitali i Pejës, 93 pacientë
Spitali i Gjilanit, 46 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 31 pacientë