Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, është pritur në takim edhe nga zyra e kryeministrit, transmeton KosovaPost.
Në këtë takim nuk janë lejuar mediat të marrin pamje, shkruan KP.
Ky delegacion nga Shqipëria fillimisht u prit në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, derisa më pas janë takuar edhe me kreun e PDK-së Memli Krasniq dhe liderin e AAK-së Ramush Haradinaj.