Është ngritur aktakuzë ndaj dy personave për helmimin e mbi 1 mijë e 500 qytetarëve në Deçan dhe fshatrave përreth.
Në një konferencë për media, prokurori i rastit Dorjan Juniku, tha se pas një hetimi intensiv disa mujor lidhur me helmimet, ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve si persona përgjegjës të kompanisë rajonalë Hidro Drini në Pejë, drejtorit të departamentit teknik për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe kundër kimistes të po kësaj kompanie.
Tutje, transmeton Klankosova.tv Juniku tha se dy personat me nënshtetësi serbe që u panë në kamerat e sigurisë në kohën kur ndodhi helmimi, nuk janë të involvuar në këtë rast.