Më shumë se 1.500 anëtarë të Boko Haram-it janë dorëzuar për shkak të urisë në provincën Borno muajin e kaluar, transmeton Kosova Post.
Anëtarët e organizatës terroriste Boko Haram të cilët u dorëzuan në verilindje të Nigerisë duhet të gjykohen, shkruan AA.
Kryetari i Forumit Këshillues Arewa, Audu Ogbeh në një deklaratë me shkrim tha se kohët e fundit janë dorëzuar dhjetëra anëtarë të Boko Haram-it, përfshirë prodhuesit e bombave dhe drejtuesit e grupit.
Duke theksuar se është një vendim i gabuar t’u besosh terroristëve që dorëzohen, Ogbeh tha: “A duhet ne t’i falim vetëm sepse ata (terroristët) u dorëzuan. Kush do të mbajë përgjegjësi për të gjithë punën që kanë bërë për dhjetë vjet, natyrisht, ata duhet të ndiqen penalisht”.
Më shumë se 1.500 anëtarë të Boko Haram-it janë dorëzuar për shkak të urisë në provincën Borno muajin e kaluar.
Pavarësisht operacioneve të organizuara vitet e fundit, organizata ende paraqet një problem serioz të sigurisë në Nigeri.
Në Nigeri që nga viti 2009 më shumë se 20 mijë njerëz kanë humbur jetën në aktet masive të dhunës të kryera nga Boko Haram, e cila ka ekzistuar që nga fillimi i viteve 2000.
Organizata gjithashtu ka kryer sulme në vendet fqinje si Kamerun, Çad dhe Niger që nga viti 2015. Ndërsa të paktën 2.000 persona humbën jetën në sulmet e organizatës në pellgun e Liqenit të Çadit.
Qindra mijëra njerëz janë të detyruar të migrojnë nga vendi për shkak të sulmeve dhe konflikteve terroriste.