Ka nisur në Gjykatën Speciale në Hagë seanca e radhës paragjyqësore ndaj dy krerëve të OVL-së së UÇK-së, kryetarit Hysni Gucati dhe nënkryetarit të kësaj organizate, Nasim Haradinaj.
Në fillim të seancës, gjykatësi Nicolas Guillou ka përmendur kërkesën që e ka parashtruar dje Nasim Haradinaj përmes avokatëve të tij që të mos marrë pjesë në këtë seancë.
Guillou ka thënë se kjo ka qenë në përputhje me rregulloren.