Një 24-vjeçar është plagosur sot me armë zjarri në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit”, tha ai për Telegrafin.
Borovci shtoi tutje se viktima është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, theksoi Borovci.