Në raportin 24 orësh, thuhet se rasti është raportuar para dy ditësh, ndërsa bëhet fjalë për një vetë-plagosje aksidentale, shkruan Kosova Post.
“Gllogoc (Drenas), 20.06.2021 ─ 22:54. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ka qenë duke e pastruar revolen e tij (me leje) aksidentalisht i ka shkrepur revolja dhe është vetë plagosur. Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në QKMF, Komoran e më pas në QKUK-së e më pas është liruar për në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar një revole, dy karikator, një gëzhojë dhe 16 fishek” – thuhet ndër të tjera në raport.
Po ashtu, bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt./KosovaPost/