Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar 18 raste me COVID-19 në Kosovë nga 1,963 testime.
MSH bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes.
Ndërsa, 14 persona janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 673 raste të infektuara me COVID-19 dhe 2 mijë e 253 viktima.