Një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri, si pasojë e virusit COVID-19.
Janë konfirmuar edhe 27 raste të reja, nga 804 testime ditore.
Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar edhe 38 persona.
Ndryshe, aktualisht në Shqipëri janë 504 raste aktive me COVID-19.