Një nga gjarpërinjtë më të mëdhenj në botë është shfaqur në zonën pyjore në Malajzi. Gjarpri, i cili u konstatua se e kishte gëlltitur të gjithë dhinë, u kap në një majë kur nuk mund të lëvizte përpara për shkak të peshës së tij, transmeton KosovaPost.
Një burrë që jetonte në një nga fshtrat në Malajzi shkoi në pyll në kërkim të dhisë së tij pasi një prej dhive të tij I kishte humbur. Duke kërkuar dhinë e tij me miqtë e tij, burri u ndesh me një piton gjigant, i cili u tha se peshonte mbi 80 kilogramë.
Duke parë që gjarprit i’u kishte fryrë barku, fshatarët e kuptuan shpejt se ku kishte shkuar dhia. Gjarpri, i cili kishte vështirësi në ecje për shkak të dhisë në bark, u kap nga fshatarët të cilët donin që kafshët dhe familjet e tyre të mos dëmtoheshin.
Fshatarët thirrën Ekipet e Zjarrfikësve
Zjarrfikësit, të ardhur në rajon me njoftimin e banorëve të fshatit, kanë arritur të vënë nën kontroll gjarprin brenda një kohe të shkurtër. Zjarrfikësit kanë deklaruar se për herë të parë kanë hasur në një rast të tillë dhe kanë mbetur të befasuar.