Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur derisa ishte duke peshkuar afër në Gjilan.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 10:15 dje gjatë ditës.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte afër lumit duke peshkuar, ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.