Pas tensioneve me Uashingtonin për shkak të formimit të një aleance të re AUCUS, deputeti francez Jean-Luc Melenchon tha se Franca duhet të “ndalojë së ushqyeri iluzionet” dhe të tërhiqet nga NATO, transmeton Kosova Post.
Siç njoftoi ai, në të njëjtën kohë, planet për krijimin e Qendrës së Sigurisë Hapësinore të NATO -s, të cilën Uashingtoni donte ta hapte në Toulouse, duhet të anulohen.
Kjo ide u mbështet gjithashtu nga kreu i partisë së Unifikimit Kombëtar, Marin Le Pen. Siç po shihet ‘tensionet’ me Amerikën i bashkoi rivalët politik në Francë.
Politikanët francezë kanë reaguar pas skandalit diplomatik të paparë mes Francës dhe Amerikës. Parisi u “zemërua” kur Australia ndërpreu një kontratë të madhe me një kompani franceze për ndërtimin e 12 nëndetëseve, me vlerë 56 miliardë euro dhe kaloi në ato amerikane.
Për më tepër, Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë formuar një aleancë të re AUCUS në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ata jo vetëm që nuk e thirrën Francën, por as nuk e paralajmëruan.
Anulimi i kontratës me vlerë 56 miliardë euro ishte një goditje e rëndë për Francën. Nga Parisi, thonë se ajo ishte “thika në shpinë” dhe “shuplaka” nga Amerika do të vënë në dyshim raportet midis Parisit dhe aleatëve anglo-saksonë dhe se kjo “do të sjell pasoja të rënda”.
Në Francë, ndërkohë, një fushatë tashmë ka filluar përpara zgjedhjeve presidenciale shtatë mujore. Deri më tani, kandidatët më të mundshëm janë Presidenti Macron, Melenchon dhe Le Pen, si dhe gazetari dhe politologu Eric Zemur, shkruan sputnik. Ekspertët besojnë se Franca nuk do të largohet nga NATO.sh.o./Kosova Post/