Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24-orëve janë dhënë 2.753 doza të vaksinës kundër COVID-19, shkruan Kosova Post.
IKSHPK ka bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 86.489 doza të vaksinës.
Ndërkaq nga 2.114 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes” thuhet në njoftim.