Policia ka bërë të ditur se një person është arrestuar, pasi i njëjti ka sulmuar një tjetër në Podujevë, raporton KosovaPost.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ani pse nuk ka dhënë detaje të hollësishme.
“Podujevë 09.12.2021 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia rastin e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”