Ambasada e Kosovës në Francë ka njoftuar se do të mbyllet për publikun qysh nga nesër, përcjell Kosova Post.
Sipas njoftimit nga kjo ambasadë ky vendim ka ardhur pas vendosjes së masave kufizuese ndaj Covid-19 nga shteti francez.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris ju informon se për shkak të masave të reja të vendosura nga qeveria franceze për ta parandaluar përhapjen e COVID-19, Ambasada do të jetë e mbyllur përkohësisht për publikun nga nesër 7 prill deri në marrjen e një vendimi të ri nga autoritetet vendore.
Ambasada do të vazhdoj të ofroj shërbime të cilat mund të kryhen nga distanca si dhe të përgjigjet në telefonatat tuaja.
Për rastet e natyrës urgjente, ju lutem të na kontaktoni në numrin emergjent të Ambasadës: +33 (0)6 72 88 10 22.