Shoqëria “2Korriku”, nga Kaçaniku, në përputhje me dispozitat e nenit 10 të Rregullës N.11/2017 Për Procedurën e Autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja bazuar në BRE, ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga Hidrocentrali HC SOPONICA me kapacitet të instaluar prej 3.75 MW ZK, SOPONICA, Komuna e Kaçanikut, Republika e Kosovës,, thuhet në njoftimin nga kompani në fjalë, transmeton Kosova Post.
IMPRESUM
Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.
Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.
Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.
Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.