Federata e futbollit të Kosoves njofton mediat për aktivitetet e datës 04 qershor 2022 (e shtunë) para ndeshjes Kosovë – Greqi, përcjell KosovaPost.
Ky eshte njoftimi i plotë:
Të nderuar/a
Ju informojmë me aktivitetet e datës 04 qershor 2022 (e shtunë) para ndeshjes Kosovë – Greqi.
17:00 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës.
17:30 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës.
18:15 – Konferenca për media e Kombëtares së Greqisë.
19:00 – Stërvitja e Kombëtares së Greqisë.
Të gjitha aktivitetet zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Lusim gazetarët dhe kameramanët të cilët do të marrin pjesë në konferenca për media të pajisen me maska të llojit FFP2.
Po ashtu, ju lusim që të pajiseni me kabllo për audio të llojit XLR për shkak të regjistrimit më të mirë të zërit, meqenëse ende nuk lejohet vendosja e mikrofonave në tavolinën e konferencës për shkak të masave anti-Covid.