Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) ka thënë se pas zjarreve të fundit shpreson që institucionet e Kosovës e kanë kuptuar rolin dhe rëndësinë e punës që bëjnë zjarrfikësit dhe me urgjencë do të fillojnë investimet e duhura në këtë sektor të sigurisë të lënë totalisht pas dore.
Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se pikënisje do të ishte përmirësimi i kushteve të punës, si dhe i mjeteve dhe pajisjeve të zjarrfikësve, në mënyrë që ata të kryejnë punën e vet në shërbim të sigurisë së qytetarëve, transmeton Kosova Post.