Njohja e patentë-shoferëve nga Kosova është futur në rendit e ditës në Bundesratin gjerman, përcjell KosovaPost.
Seanca ku pritet të bëhet njohja e patentë-shoferëve do të mbahet më 11 shkurt.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i Deutsche Welle Bahri Cani, përmes një postimi në Facebook.
Për njohjen e patentë-shoferëve nga Kosova në Gjermani ishte shprehur optimistë edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.