Xhudistja Nora Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ajo e ka mposhtur xhudisten holandeze Sanne Verhagen.
Gjakova në raundin e parë kaloi pa zhvilluar duel.
Xhudistja kosovare në çerekfinale do të ketë punë me sllovenen Kaja Kajzer.