Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në vendin e punës, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit, viktima derisa ishte duke punuar në vendin e punës, është lënduar nga një mjet i metaltë dhe i njëjtë pasi ka arritur në emergjencën e Gjilanit, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.
“Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”.