Moska nuk përjashton mundësinë që të përkeqësohen edhe më shumë marrëdhëniet me Amerikën, nëse nuk bëhen përpjekje shtesë për normalizimin e tyre, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov pas një takimi me zëvendëssekretaren amerikane të Shtetit Victoria Nuland në Moskë, transmeton Kosova Post.
“Ekziston potencial për një tjetër përkeqësim nëse nuk bëjmë përpjekje shtesë për të normalizuar marrëdhëniet,” tha Ryabkov për sputnik. Bisedimet me Nuland në Ministrinë e Punëve të Jashtme zgjatën rreth një orë, dhe Ryabkov i përshkroi ato si jashtëzakonisht të hapura.
“Biseda ishte e dobishme, por nuk ka përafrim të qëndrimeve të të dyja palëve. Amerikanët nuk dëgjojnë kërkesat tona. Por, pavarësisht nga kjo, biseda ishte e dobishme ”, deklaroi Rajbkov.sh.o./Kosova Post/