Ish-deputeti i Kosovës, Naser Rugova, përsëri ka reaguar ndaj krerëve të LDK-së, shkruan Kosova Post.
Rugova, ka shkruar në Facebook se Këshilli i Përgjithshëm është organi i vetëm me legjitimitet të plotë të diskutoj dhe të marrë vendime.
Ai ka shtruar pyetjen se “Pse nuk po thirret mbledhja nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së?
Tutje ka shtuar Rugova se “Kujt po i pengon debati i brendshëm?
“Normal, vetëm atyre që për të mbrojtur interesat e veta nuk e kanë dert edhe nëse na sjellin në 5%”, shkruan Rugova.
Postimi i plotë i Rugovës:
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së sot është organi i vetëm me legjitimitetin e plotë të diskutojë dhe të marrë vendime për hapat e domosdoshëm që duhet t’i marrim sot. Pse nuk po ftohet mbledhja e këshillit? Kujt po i pengon debati i brendshëm? Normal, vetëm atyre që për të mbrojtur interesat e veta nuk e kanë dert edhe nëse na sjellin në 5%. p.s Pandemia nuk është justifikim, sepse gjatë fushatës askush nuk e ka lodh kokën për atë punë.