Rusia ka filluar manovrat në Ishujt Kuril, ndërsa në stërvitje po marrin pjesë më shumë se 500 ushtarë, konfirmoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes,transmeton Kosova Post.
Muajin e kaluar, Rusia njoftoi se po zgjeronte infrastrukturën e saj ushtarake në ishuj, dhe qeveria japoneze më pas ka reaguar ndaj veprimeve të Moskës për shkak të stërvitjeve ushtarake të trupave ruse në ishullin Iturup, raporton Reuters.
Rusia dhe Japonia kanë negociuar një marrëveshje paqeje pas Luftës së Dytë Botërore që nga mesi i shekullit të 20-të, dhe pengesa kryesore është çështja e sovranitetit mbi ishujt jugorë Kuril, siç i quajnë rusët, ose territoret Veriore, siç e quan Japonia.