Një telefonatë mes presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten “nuk shkoi mirë”, tha një zyrtar i lartë ukrainas për CNN, mes mosmarrëveshjeve rreth “nivelet e rrezikut” të një sulmi rus.
Shtëpia e Bardhë, megjithatë, kundërshtoi rrëfimin e zyrtarit, duke paralajmëruar se burimet anonime po “rrjedhnin informata të rreme”. Ata deklaruan se Biden e paralajmëroi Zelenskyn se një pushtim i afërt është një “mundësi e vërtetë”.
Në thirrjen, të cilën zyrtari ukrainas e përshkroi si “të gjatë dhe të sinqertë”, Biden paralajmëroi homologun e tij ukrainas se një sulm rus mund të ishte i pashmangshëm, duke thënë se një pushtim tani ishte praktikisht i sigurt në shkurt.
Zelensky, megjithatë, ritheksoi qëndrimin e tij se kërcënimi nga Rusia mbetet “i rrezikshëm, por i paqartë” dhe nuk është e sigurt që një sulm do të ndodhë, tha zyrtari.
Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Emily Horne kundërshtoi përshkrimin e telefonatës nga zyrtari i lartë ukrainas.
“Burimet anonime po “rrjedhin” falsitete,” tha ajo për CNN.
“Presidenti Biden tha se ekziston një mundësi e qartë që rusët mund të pushtojnë Ukrainën në shkurt. Ai e ka thënë këtë publikisht dhe ne kemi paralajmëruar për këtë për muaj të tërë. Raportet për diçka më shumë ose ndryshe nga kjo janë krejtësisht të rreme”.l.n