Ofertë e çuditshme: një lokal në Prishtinë ofron nga një pije falas, për personat e vaksinuar

Institucionet e vendit, ambasadat, organizatat e ndryshme dhe vetë qytetarët e shumtë po bëjnë thirrje për t’u vaksinuar, shkruan Kosova Post.

“Kauzës” së thirrjes i është bashkuar edhe një kafene në Prishtinë.

Pronarët e saj, për herë të parë në Kosovë, kanë dalë me një ofertë të rrallë për klientët.

Në qoftë se ata janë të vaksinuar, mund të përfitojnë nga rasti, e ta marrin një pije falas, raporton Kosova Post.

Menaxheri i “Don Cafe”, Adriatik Gashi, për RTK-në ka thënë se krejt kjo është bërë për t’i sensibilizuar qytetarët me rëndësinë e vaksinimit.

“Ta kenë dëshminë për marrjen e vaksinës dhe nga ne e marrin nga një kafe dhe ujë prej shtëpisë” – u shpreh ai.

Për më shumë, shihni videon:

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika