Organizata e Kombeve të Bashkuara ngriti alarmin për ndihma imediate ndaj krizës humanitare në veri-lindje të Nigerisë. Sipas burimeve, OKB do të kërkojë 910 milionë dollarë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës humanitare në një rajon që është përfshirë nga kryengritja islamiste që nga viti 2009 dhe që u godit nga përmbytjet vitin e kaluar.
Besohet se 7.8 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë në tre shtetet e veri-lindjes, Adamaëa, Borno dhe Yobe, dhe OKB-ja ka për qëllim të ndihmojë 3.6 milionë prej tyre.
Nigeria gjithashtu po përballet me një krizë të kostos së jetesës, ku inflacioni ka arritur nivelet më të larta të tri dekadave të fundit, të nxitura nga rritja e çmimeve të ushqimeve.
OKB ka thënë më parë se veri-lindja e Nigerisë rrezikon të bëhet një krizë ‘e harruar’, pasi vëmendja humanitare është zhvendosur në kriza të tjera si ato në Ukrainë, Gaza dhe Sudan.
Një raport i përbashkët i qeverisë dhe OKB-së në nëntor ka thënë se Nigeria po përballet me një nga krizën më të keqe të urisë, me më shumë se 30 milionë njerëz që pritet të jenë të pasigurt në lidhje me furnizimin me ushqim këtë vit./abcnews.al