Olivier Giroud pavarësisht zgjatjes së kontratës me Chelsea mbetet në radarin e Milanit.
“Më pëlqyen Van Basten dhe Shevchenko, Rossonerët janë një klub i shkëlqyeshëm, por unë nuk do të flas për të ardhmen time”, u shpreh Giroud.
Chelsea aktivizoi opsionin e zgjatjes së kontratës së francezit në mënyrë te njëanshme në prill, por që tash e ka njoftuar zyrtarisht, raporton sportmediaset, transmeton klankosova.tv
Francezi lidhur me të ardhmen e tij nuk u shpreh ”e ardhmja ime Jo tani, tani jam përqendruar vetëm në Kampionatin Europian “.