Është anuluar ndeshja në mes të Manchester United dhe Brentfordit, e paraparë të luhej sot, shkruan KosovaPost.
“Djajtë e Kuq” ishin mysafirë të rivalit në kuadër të Premier League, për ndeshjen që do të fillonte në ora 20:30 në stadiumin “Brentford Community Stadium”.
Por, për shkak të numrit të lartë të infektimeve me COVID-19 te Manchester United, është bërë e ditur se ndeshja duhet të shtyhet për një datë tjetër.
Pritet që gjatë kësaj jave të mësohet se kur do të luajnë dy skuadrat mes vete, por situata në klubet angleze është alarmante.
Me 42 raste pozitive me Covid-19, liga më e fortë e futbollit në botë ka konfirmuar se është në rrezik të madh.
Një numër të madh infektimesh me coronavirus e ka edhe Totternham, derisa skuadrat e tjera kanë më pak raste.
— Manchester United (@ManUtd) December 13, 2021
“>