Richarlison dëshiron transferimin në një skuadër të madhe, në fund të këtij edicioni.
Sulmuesi kaloi disa sezone të këndshme me Everton, teksa për të ka ardhur koha e hapit gjigand në karrierë.
Sipas shtypit brazilian, 25 vjeçari ka vendosur “t’i japë duart” përfundimisht klubit aktual, edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2024. Richarlison ka shënuar 9 gola këtë sezon, shifër kjo jo e lartë në krahasim me cilësitë që braziliani ka.