Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando është takuar sot me kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku dhe me nënkryetarin Gazmend Muhaxheri, përcjell Kosova Post.
Diplomati italian pas këtij takimi në një postim në Tëitter ka bërë të ditur se kryetari i LDK-së e ka informuar mbi planet e kësaj partie për rolin konstruktiv në opozitë dhe debatin e brendshëm.
“Kisha një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe z.Muhaxheri, ku kryetari më informoi për planin e partisë për rolin konstruktiv në opozitë dhe në debatin e brendshëm. Përsërita shpresën që të gjitha partitë të veprojnë me përgjegjësi për të shmangur kthimin e kushtueshëm në zgjedhje”, shkruan Orlando.