Osmani falënderon Trudeau, për mbështetjen që Kanada i ka dhënë Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s në Uashington D.C, është takuar edhe me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau. Ajo tha se gjithnjë është kënaqësi bashkëbisedimi me kryeministrin kanadez Trudeau, transmeton KosovaPost.

Osmani, në një postim në Facebook, shkruan se në Samitin e NATO-s, në Washington e ka falënderuar atë për mbështetjen e palëkundur të Kanadasë për Kosovën dhe popullin tonë.

“Gjithnjë kënaqësi bashkëbisedimi me Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau. Në Samitin e NATO-s, në Washington D.C., e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Kanadasë për vendin dhe popullin tonë”, shkruan Osmani në Facebook.

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika