Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, përcjell KosovaPost.
“Austria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, politike, ekonomike, shkencore dhe shkëmbime kulturore. Pavarësisht pandemisë, vizita juaj, zonja Presidente, dhe disa vizita në nivel qeveritar e kanë thelluar më tej këtë bashkëpunim përgjatë vitit 2021”, thuhet në telegramin e presidentit Van der Bellen.
Presidenti austriak në telegram ka theksuar se mirëpret dhe mbështet miqësinë dhe partneritetin e rëndësishëm ndërmjet dy vendeve.
Telegrami i plotë i presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen: