Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa në konferencën e përbashkët për media ka thënë se është koha e fundit që të largohen masat e padrejta që i janë vënë Kosovës.
E para e shtetit të Kosovës ka folur edhe miratimin e Agjendës së reformave nga Komisioni Evropian për Kosovën, ku shteti do të përfitojë deri në 882 milionë euro, raporton Telegrafi.
Osmani po ashtu ka folur edhe rreth sigurisë në rajon, duke thënë se për fat të keq Serbia vazhdon të jetë sateliti më i fortë i Rusisë në Ballkanin Perëndimor.