Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar presidentin izraelit, Isaac Herzog, për festën e Vitit të Ri të quajtur “Rosh Hashanah”.
Osmani në rrjetin social “X” i ka uruar gjithë miqtë në Izrael dhe komunitetin hebre në Kosovë.
“Ndërsa miqtë dhe familjet mblidhen për të festuar këtë ditë të veçantë, le të kujtojmë rëndësinë e mirënjohjes dhe mirësisë për Vitin e Ri që po vjen. Shana Tova!”, ka shkruar Osmani.

























