Kandidatja për Presidente nga lista “Guxo”, Vjosa Osmani thotë se ka entuziazëm për ndryshim po frymon në çdo qytet.
Osmani shkruan në Facebook se vetëm me vullnetin e qytetarëve mund të realizohen qëllimet për gjendjen e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit, drejtësisë dhe mirëqenies.
“Me 14 shkurt duhet të flasim zëshëm të gjithë së bashku, po aq zëshëm sa kumbon zëri juaj në çdo takim këto ditë“, shkruan Osmani.
Postimi i saj i plotë:
Është e qartë tashmë, entuziazmi për ndryshim frymon në çdo qytet. Kjo u pa qartë edhe në Fushë Kosovë në takimet tona me familje të kësaj komune. Realizimi i qëllimeve që kemi për përmirësimin e gjendjes në fushën e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit, drejtësisë, si dhe përmirësimin e mirëqenies tonë në përgjithësi, mund të arrihet vetëm me vullnetin e shprehur të qytetarëve tanë.
Me 14 shkurt duhet të flasim zëshëm të gjithë së bashku, po aq zëshëm sa kumbon zëri juaj në çdo takim këto ditë. Fushë Kosovë, të faleminderit!
#krejtdhedrejt127