Veteranët e UÇK-së i kanë kërkuar një takim presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.
Kjo u bë e ditur nga kryetari OVL-së Faton Klinaku.
Siç tha ai, kjo për shkak të lënies jashtë të kësaj kategorie në Ligjin për pagën minimale.
Klinaku tha se kërkesa i ka shkuar në zyre Osmanit.
Postimi i Klinakut:
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, sot i kanë dërguar kërkesë për takim zyrtar Presidentes së Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu, lidhur me çështjen e miratimit nga Kuvendi i Kosovës, të ligjit për pagën minimale, me anë të të cilit janë përjashtuar veteranët e luftës së UÇK-së.